Vuçiçi e kërcënon Kosovën: “Do t’ju përgjigjemi në një mënyrë që s’do t’ju pëlqejë”

Vuçiçi e kërcënon Kosovën: “Do t’ju përgjigjemi në një mënyrë që s’do t’ju pëlqejë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka informacione se shqiptarët duan që Kosova të anëtarësohet në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese.Lidhur me këtë, Vuçiq paralajmëroi një përgjigje, e cila tha se nuk do t’i pëlqejë Prishtinës, transmeton Gazeta Express.

“Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të thotë se ata nuk respektojnë më asnjë normë të marrëveshjes së Uashingtonit. Ne do të detyrohemi t’i përgjigjemi kësaj dhe atyre nuk do t’u pëlqejë përgjigja”, tha Vuçiq.