Mirosllav ​Lajçak: “Harta më është dhënë nga vet BE-ja”

Mirosllav ​Lajçak: “Harta më është dhënë nga vet BE-ja”

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se ka marrë mesazhe të qarta nga fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit se dialogu do të vazhdojë.

Sa i përket paraqitjes së tij prapa një harte ku Kosova paraqitet vetëm me vijë administrative në kufirin me Serbinë, Lajçak tha ajo është harta zyrtare që i është dhënë nga institucionet e BE-së.