138 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për Erdoganin, Edi Ramën dhe firmën turke

138 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për Erdoganin, Edi Ramën dhe firmën turke

Koncensioni i radhës miliona euro që mban firmën e Edi Ramës është bërë publik. Ditën e sotme janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me aeroportin e Vlorës, i cili është dhënë me koncesion tek tre kompani. Një prej të cilave është kompania turke Yda group, pra e njëjta kompani e cila po ndërton Spitalin Memorial të qytetit të Fierit.

Siç duket kjo kompani ka rënë në dashuri me Shqipërinë saqe po bëhet pjesë e pandashme në çdo koncesion të qeverisë shqiptare. Kjo e fundit, se fundmi ka filluar të bëjë pazaret me kompaninë në fjalë dhe siç duket kanë gjetur gjuhën e përbashket mes tyre, duke rënë dakord për çdo gjë.