16-fishoi pasurinë si kryeministër? Edi Rama jep përgjigjen: “Nuk keni fakte!”

16-fishoi pasurinë si kryeministër? Edi Rama jep përgjigjen: “Nuk keni fakte!”

Kryeministri, Edi Rama, gjatë konferencës së mbajtur ditën e djeshme me gazetarët ka sqaruar edhe deklarimin e pasurisë së tij dhe të ministrave të tjerë që sipas gazetares nuk arrijnë ta justifikojnë. Rama deklaroi se çdo person mban përgjejgjësi penale dhe ligjore për fshehjen e pasurisë dhe deklarimin e rr emë.

“Ju nuk jeni as prokurorë dhe as gjykatës, gjasat që ju po thoni të vërtetën për pasurinë time janë zero. E dini pse, sepse dua që tiu informoj edhe pubklikun, që në Shqipëri ka një institucion të veçantë që quhet Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, ku të gjithë mbajnë përgjegjësi penale, penale, për çdo fshehje të fakteve, dhe përtej kësaj, ky institucion bënte kontrolle të zakonshme, por edhe të imtesishme, u shpreh Rama në fjalën e tij.