Aktivizohet marina detare e ushtrisë amerikane, ja arsyeja

Aktivizohet marina detare e ushtrisë amerikane, ja arsyeja

Marina e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme ka në plan të dërgojë një ekip vlerësimi të ekspertëve të pastrimit në Kanalin e Suezit të Shtunën për të këshilluar autoritetet lokale që përpiqen të lirojnë anijen gjigande të kontejnerëve e cila po qëndron e bllokuar që nga e marta, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Ever Given, një anije kontejnerësh e gjatë sa ndërtesa ‘Empire State Building’ në Neë York është, u përplas të Martën pasi u kap nga erërat e fuqishme dhe një stuhi rëre e shkretirës që shkaktoi shikueshmëri të ulët dhe lundrim të dobët.