Alarm për botën?! Irani dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen ‘bombastike’

Alarm për botën?! Irani dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen ‘bombastike’

Kina dhe Irani duan të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve nënshkruan një marrëveshje të planifikuar për 25 vjet.

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, ministrat e jashtëm të të dy vendeve Mohammad Xhavad Sarif dhe Vang Yi nënshkruan dokumentin, që rregullon bashkëpunimin politik, strategjik dhe ekonomik mes Iranit dhe Kinës.

Me këtë është hapur rruga për investime miliardëshe të Kinës në Iran. Në këmbim Irani do t‘i shesë naftë me çmim të leverdisshëm Kinës.