Albin Kurti i shkruan Erdoganit: “Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një urë miqësie”

Albin Kurti i shkruan Erdoganit: “Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një urë miqësie”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka shkruar një letër president turk, Tayyip Erodogan duke e falënderuar për urimin që i ka bërë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, ku LVV-ja doli si parti e parë.

“Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një urë miqësie midis vendeve tona. Unë e vlerësoj e banorëve turq në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe gjatë qeverisjes time”, shkruhet në letër.