Albin Kurti refuzon të përgjigjet rreth kërkesës së Erdoganit për ambasadën në Jerusalem

Albin Kurti refuzon të përgjigjet rreth kërkesës së Erdoganit për ambasadën në Jerusalem

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan të enjten nëpërmjet një letër urimi dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar edhe njëherë që rishikohet vendimi për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ai poashtu i ka bërë thirrje Qeverisë që ta rishikojë këtë vendim brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Lidhur me këtë kërkesë të Erdoganit, Kurti nuk ka dashur të bëjë komente duke arsyetuar se është në vendin e të rënëve për liri.