Ali Ahmeti uron Albin Kurtin: “I dashur Albin, urime, të presin sfida të vështira!”

Ali Ahmeti uron Albin Kurtin: “I dashur Albin, urime, të presin sfida të vështira!”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Albin Kurtin pasi ky i fundit mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës për të dytën herë.

“I nderuari z. Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i dashur Albin, me kënaqësi të shpreh uratat më tē sinqerta për rizgjedhjen në drejtim të Qeverisë me shpresë për shumë shëndet e mbarësi në ushtrimin e detyrës së përgjegjshme”.

“Tek unë dhe të gjithë ne pranë BDI-së keni partnerë në avansimin e marrëdhënieve tona në interes të qytetarëve tanë”, shkruan Ahmeti në Facebook. Ahmeti më tej thekson se Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira.