Ambasadori francez në Beograd: “Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave”

Ambasadori francez në Beograd: “Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave”

Ambasadori francez në Beograd, Jean Louis Falconi, gjatë një debati online dedikuar raportit të Francës me Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave.

“Kur flisni për vizat në Kosovë unë nuk dua të flas me kompetencë, sepse unë nuk jam ambasador i Francës në Kosovë. Por dua të them së pari se, Kosova nuk po përkushtohet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe pika e dytë është se, ka kushte speciale për liberalizimin e vizave që nuk janë përmbushur nga Kosova”, ka thënë ambasadori. DEKLARATA E TIJ E PLOTE