Ambasadori i Kosovës në Holandë, lëvizë me biçikletë në vendin ku shërben

Ambasadori i Kosovës në Holandë, lëvizë me biçikletë në vendin ku shërben

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, është parë në rrjetet sociale se si e përdor biçikletën për të lëvizur në vendin ku shërben, në Hagë, në vend të veturës zyrtare.

Shumica e holandezëve përdorin rregullisht bicikletat për transport. Holanda njihet si vendi me më së shumti biçikleta në botë në raport me popullësinë: dy biçikleta për kokë banori. Duke qenë vend i sheshtë, holandezët kanë ndërtuar shtigje biçikletash gjithandej.