Amerika i shet Gjermanisë 5 aeroplanë spiunë, marrëveshja kap shifrën 1.7 miliard dollarë

Amerika i shet Gjermanisë 5 aeroplanë spiunë, marrëveshja kap shifrën 1.7 miliard dollarë

Departamenti i Shtetit i ShBA-së e ka miratuar shitjen e pesë aeroplanëve spiunë të tipit “P-8A Poseidon”, të cilët kompania Boeing i ka përshkruar si ndër sistemet më të avancuara të a rmatimit në botë. Përpos aeroplanëve, Gjermanisë do t’i shiten edhe pajisje tjera ushtarake. Fatura është 1.7 miliard dollarë.

Të premten, Zyra për Çështje Politike dhe Ushtarake e Departamentit të Shtetit njoftoi se Gjermanisë i është miratuar kërkesa për blerjen e pesë aeroplanëve patrullues. Pjesë e pakos së shitjes do të jenë edhe motorët, sensorët, radarët, pajisjet e komunikimit, pajisjet për kundërmasa, pjesët rezervë dhe trajnimi për pilotët.