ANALIZA: “Si po rrit Turqia prezencën ushtarake në Shqipëri me nëndetëse dhe sisteme dronësh!”

ANALIZA: “Si po rrit Turqia prezencën ushtarake në Shqipëri me nëndetëse dhe sisteme dronësh!”

Këtë javë, një nëndetëse turke u ankorua në brigjet shqiptare për një vizitë tre-ditore. Ky është viti i tretë radhazi që nëndetëse nga Ankaraja qëndrojnë disa ditë në Shqipëri për stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake me forcat shqiptare.

Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se nëndetësja turke “TCG Çanakkale” ka mbërritur në port më 9 mars dhe se qëndrimi treditor i nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke. Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë.

Kjo është në fakt hera e katër në pesë vitet e fundit që një nëndetëse turke ankorohet në brigjet shqiptare. Edhe pse është përfolur kryesisht për rritjen e ndikimit politik dhe ekonomik në Shqipëri, Turqia ka rritur ndjeshëm po ashtu edhe prezencë ushtarake në vendin tonë, duke i bërë një nga kontribuesit kryesorë në modernizimin e ushtrisë shqiptare. ANALIZA E PLOTE