Bashkimi Europian e trondit Ramën, arsyeja: “marrëveshja me arabët për portin e Durrësit”

Bashkimi Europian e trondit Ramën, arsyeja: “marrëveshja me arabët për portin e Durrësit”

Një ngjarje e ndodhur së fundmi ka tërhequr vëmendjen e Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara për dhënien me koncesion të portit të Durrësit.

Me anë të një interviste për “ABC News”, Zëdhënësja e BE-së, Ana Pisonero Hernandez është përgjigjur: “BE është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit.

BE u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime në mënyrë që të vlerësojnë pajtueshmërinë e marrëveshjes me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit midis BE dhe Shqipërisë”.