BE dhe OKB, thirrje të fuqishme Greqisë për refugjatët: “Respekto të drejtat themelore”

BE dhe OKB, thirrje të fuqishme Greqisë për refugjatët: “Respekto të drejtat themelore”

Bashkimi Evropian u bëri thirrje autoriteteve greke të martën që “të veprojnë në përputhje me vlerat evropiane”, pasi vendi javën e kaluar shtyu në mënyrë të paligjshme një numër të azilkërkuesve në Turqi.

Po ashtu zëdhënësi i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Boris Cheshirkov, gjatë një konference për shtyp nga zyrat e OKB-së në Gjenevë, tha se shtyrja prapa e një numri të madh refugjatësh javën e kaluar nga Greqia në territoret e Turqisë përbën një shkelje “flagrante” të Konventës për Statusin e Refugjatëve (1951), Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe legjislacionit të BE-së.