BE dhuron 90 milonë EURO ndihmë ekonomike për Shqipërinë

BE dhuron 90 milonë EURO ndihmë ekonomike për Shqipërinë

Shqipëria ka marrë 90 milionë euro ndihmë ekonomike nga Bashkimi Europian për përballimin e pandemisë. Kjo ndihmë ka ardhur, pasi pandemia ka sjellë pasoja negative në ekonominë shqiptare.

Shqipëria është i 8 vend që merr një disbursim nga paketa emergjente e Ndihmës Makro Financiare prej 3 miliardë eurosh për dhjetë vende partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ato të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë.

Kjo disbursim do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda sociale dhe ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Përmes kësaj ndihme, BE-ja shpreh solidaritetin e saj në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira.