Beogradi reagon për bazën ushtarake të FSK-së në Mitrovicë: “Provokim për të frikësuar serbët!”

Beogradi reagon për bazën ushtarake të FSK-së në Mitrovicë: “Provokim për të frikësuar serbët!”

Komuna Jugore e Mitrovicës ka ndarë një truall për ushtrinë e Kosovës për të ndërtuar një bazë ushtarake në vendin e quajtur “Kodra e Cërrnushës”. Ky vend po konsiderohet si pikë strategjike, meqë shihet qartë e gjithë Mitrovica.

Megjithatë nga Serbia një lëvizje të tillë po e konsiderojnë si provokim për të f rikësuar serbët që jetojnë në Kosovë. Kështu ka thënë profesori serb i Fakultetit të Sigurisë në Beograd, Zoran Dragisiç.

“Baza e FSK-së në jug të Mitrovicës vazhdon f rikësimin, p resionin ndaj serbëve dhe p rovokimet nga Prishtina”, ka thënë ai.