Çavuşoglu: “Turqia dhe Egjipti kanë filluar kontakte të nivelit diplomatik!”

Çavuşoglu: “Turqia dhe Egjipti kanë filluar kontakte të nivelit diplomatik!”

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka bërë të ditur se vendi i tij dhe Egjipti kanë filluar kontaktet e nivelit diplomatik pas disa vitesh me ndërprerjen e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në një intervistë kryediplomati turk theksoi se, “Ne kemi kontakte me Egjiptin si në nivelin e inteligjencës ashtu edhe në nivelin e ministrive të jashtme. Kontaktet në nivelin diplomatik kanë filluar”.