Daçiç: “Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”

Daçiç: “Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se Beogradi kurrë nuk ka hequr dorë nga pozicioni se nuk mund të ketë progres në dialogun me Prishtinën derisa të përmbushen detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

“Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga kjo, ajo është një platformë e vjetër, është thirrja jonë të cilën, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, ne e kemi theksuar vazhdimisht drejt institucioneve evropiane,” tha Daçiq.