Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell: “BE-ja ka nevojë për Turqinë!”

Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell: “BE-ja ka nevojë për Turqinë!”

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borell bëri thirrje për “ndërtimin e urave” midis bllokut dhe Turqisë.

“BE ka një interes strategjik në zhvillimin e një marrëdhënieje bashkëpunuese dhe reciproke efektive me Turqinë,” tha Borrell në një blog mbi politikën e jashtme të BE.

Duke iu referuar tensioneve të vitit të kaluar mbi Mesdheun lindor, Borrell tha se “situata mbetet e brishtë, por që BE mirëpret zhvillimin dhe gjestet e ardhshme të Turqisë dhe është përgjigjur duke zgjatur dorën”.