Diplomati kinez jep deklaratën e fuqishme: “Amerika nuk ka autoritet t’i flasë Kinës nga lart!”

Diplomati kinez jep deklaratën e fuqishme: “Amerika nuk ka autoritet t’i flasë Kinës nga lart!”

Drejtori i Zyrës së Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Yang Jiechi, deklaroi se shpresojnë se SHBA-ja do të ndryshojë mentalitetin e saj të lojës pa fitues dhe nuk do të shfrytëzojë konceptin e sigurisë kombëtare për të ndërhyrë në shkëmbimet normale tregtare të të dy vendeve, duke theksuar se “SHBA-ja nuk e ka autoritetin t’i flasë Kinës nga lart”.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, Yang dhe Ministri i Jashtëm Wang Yi në takimin e tyre me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, në Alaska të SHBA-së reaguan ndaj politikave të administratës së Washington-it që synojnë Kinën.