Diplomatja evropiane mesazh të fuqishëm BE-së: “Liberalizimi të ndodh urgjentisht për Kosovën!”

Diplomatja evropiane mesazh të fuqishëm BE-së: “Liberalizimi të ndodh urgjentisht për Kosovën!”

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, po e mirëpret angazhimin nga Prishtina zyrtare, megjithatë pohon se ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Von Cramon shprehet se Parlamenti Evropian ka pranuar raportin e saj dhe se në këtë raport janë dërguar mesazhe të qarta Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Ajo shprehet se Parlamenti Evropian e sheh Kosovën si vend me përspektivë të qartë evropiane. “Parlamenti Evropian ka marrë raportin tim për Kosovën. Ne i dërgojmë një mesazh të qartë Kosovës dhe Komisionit Evropian lidhur me udhëzimet dhe veprimet që ne duam ata t’i shohin. PE e sheh Kosovën si një vend me përspektivë të qartë evropiane.”, thotë Von Cramon.