Donald Trump: “Në vitin 2024, mund të kandidoj sërish për president”

Donald Trump: “Në vitin 2024, mund të kandidoj sërish për president”

Ditën e djeshme Donald Trump u kthye në qendër të vëmendjes pas deklaratës së tij se mund të kandidojë për president përsëri në vitin 2024, ndërsa ai kërkoi të rikonfirmonte dominimin e tij mbi një Parti Republikane që është jashtë pushtetit.

74-vjeçari iu drejtua Konferencës Konservatore të Veprimit Politik në Orlando në një fjalim të shumëpritur. Por ndërsa ai fliste për planet e tij të ardhshme, la të nënkuptojë se mund të sfidojë presidentin Biden dhe t’i kërkojë revanshin.