Dritan Abazoviç i dërgon lutje BE-së: “Na ndihmoni për të hequr qafe kinezët!”

Dritan Abazoviç i dërgon lutje BE-së: “Na ndihmoni për të hequr qafe kinezët!”

Nënkryeministri malazes Dritan Abazoviç kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian në shlyerjen e kredisë që Mali i Zi mori nga një bankë kineze për ndërtimin e pjesës së parë të seksionit të autostradës Bar-Boljari.

Ai i tha Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) se problemi i madh është borxhi ndaj Kinës.

“Ju lutemi na ndihmoni të kthejmë ato para, të këmbejmë atë hua me një hua me një bankë evropiane, të përfundojmë bashkëpunimin me një institucion financiar evropian dhe t’i japim fund ndikimit kinez,” tha Abazoviç.