E gjatë 62 metra, peshon 1400 ton – parkohet në Shqipëri nëndetësja e Turqisë

E gjatë 62 metra, peshon 1400 ton – parkohet në Shqipëri nëndetësja e Turqisë

Është ankoruar në portin e Durrësit nëndetësja turke “TCG Çanakkale”, e cila do të qëndrojë në vendin tonë për gati tre ditë. Autoriteti Portual Durrës njofton se vizita e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

Mësohet se nëndetësja është 62 metra e gjatë dhe peshon 1.400 tonë. Ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë. Kujtojmë se kohët e fundit Turqia ka një bashkëpunim të mirë me Shqipërinë, aq sa flitet që gjuha turke mund të futet edhe si gjuhë e huaj në shkolla.