Edi Rama: “Do marrim 88 mandate”

Edi Rama: “Do marrim 88 mandate”

Pavarësisht se as sondazhet e mediave pranë tij nuk e nxjerrin fitues me aq shumë mandate deputetësh, mbrëmjen e sotme Rama totalisht në dëlir ka deklaruar se PS në zgjedhjet e 25 Prillit do të marrë maksimumi 88 mandate.

Pjesë nga deklarata: “Objektivi bazë është që të arrijmë 78 mandate dhe maksimali 88 mandate. Nuk janë numra si ato të filxhanëve por bazuar në analiza, potenciale dhe natyrisht të gjitha këto do të thosha, lidhen me projeksione që mbështeten në strategji, taktika dhe një sërë komponentësh të tjerë.”