Edi Rama e ‘dridhë’ Serbinë: “Unë çdoherë e mbroj palën shqiptare!”

Edi Rama e ‘dridhë’ Serbinë: “Unë çdoherë e mbroj palën shqiptare!”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas përfundimit të takimit me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, ka treguar se për çfarë kanë biseduar. Ai në një konferencë për media ka thënë se kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Rama ka theksuar se ai nuk është njeriu i duhur për të qenë ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme. Nartyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijme tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë”, ka thënë Rama.