Edi Rama: “Ilir Meta ka ç’rregullime dukshëm të rënda!”

Edi Rama: “Ilir Meta ka ç’rregullime dukshëm të rënda!”

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot interesimit të gazetarëve lidhur me ngjarjet e djeshme në selinë e FRD-së, ku u përfshi edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

“Më lejoni që të mos bëj asnjë koment sepse jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë dhe që natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdoqoftë dhe jo më me dikë që është Presidenti i Republikës dhe ka çrregullime dukshëm të rënda”, tha Rama, raportojnë mediat në Tiranë.