Edi Rama: “Politikanët shqiptarë duhet të vaksinohen të fundit”

Edi Rama: “Politikanët shqiptarë duhet të vaksinohen të fundit”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit. Rama u shpreh se është vaksinuar për të rritur besueshmërinë e qytetarëve te vaksina, jo për të siguruar veten, por shtoi se ai mendon se politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit.

KM tha: “Unë jam vaksinuar sepse kam bërë atë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi në Europë dhe botë. Nuk është për të siguruar veten. Unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare. Kaq e thjeshtë është”.