Edi Rama shpalos projektin: “Ja si do duket hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës”

Edi Rama shpalos projektin: “Ja si do duket hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës”

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e së hënës ka publikuar një video të projektit 3D të hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës. VIDEO

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

Sipas kryeministrit, me hekurudhën e re drejt qytetit bregdetar do të shkohet për 22 minuta, e ndërsa do të shkurtohet edhe rruga për në Rinas, e cila do të bëhet për 12 minuta. Ky investim do të kapë shifrën e 90.45 milionë euro.