Edi Rama tregon ‘pikën e dobët’ të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit

Edi Rama tregon ‘pikën e dobët’ të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kombinat ditën e djeshme. E teksa ka mbajtur fjalën e tij Rama nuk ka lënë pa përmendur kreun e PD, Lulzim Bashën apo dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Rama tha se me takimet elektorale Basha ka treguar se nuk respekton dot jetën e njerëzve të tij më të ngushtë, ndërsa për Krymadhin tha se ajo nuk mund të vazhdojë rindërtimin, pasi di vetëm të ndërtojë shtëpi me shumë banjo.