Edi Rama: “Vaksina kundër Covid-it do bëhet çdo vit!”

Edi Rama: “Vaksina kundër Covid-it do bëhet çdo vit!”

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme njoftoi se vaksina kundër Covid, do të jetë periodike dhe do të duhet të injektohet të paktën çdo vit ashtu si vaksina për gripin.

Ndër të tjera, Rama shtoi se pasi të kryhet vaksinimi masiv me dy doza, do të ketë marrje dozash rregullisht ndaj dhe fabrika e vaksinave që po vjen në Shqipëri vlen pikërisht për faktin se ajo do të duhet të prodhojë rregullisht vaksinat.

Kujtomë se mediat italiane njoftuan ditën e djeshme se Pfizer-BioNTech do të prodhojë vaksina në mënyrë të përhershme, pasi ato do të duhet të injektohen çdo vit tek qytetarët.