EKSKLUZIVE / Vetëvendosja i fiton 61 ulëse në Kuvendin e Kosovës

EKSKLUZIVE / Vetëvendosja i fiton 61 ulëse në Kuvendin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 61 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke qenë kështu shumica më e madhe në parlament për këtë legjislaturë.

Gazeta InFokus mëson që pas rezultateve përfundimtare kësaj partie i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë dhe tashmë kanë arritur të sigurojnë 61 ulëse.

Në rezultatet përfundimtare, VV-ja ka arritur të marrë 58 ulëse derisa për Gazetën inFokus, Elbert Krasniqi dhe Emilia Rexhepi e kanë konfirmuar që do të mbështesin dhe do ti bashkohen VV-së.