Erdogan: “Do të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë për gjithë njerëzimin!”

Erdogan: “Do të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë për gjithë njerëzimin!”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një mesazh të publikuar me rastin e Ditës Botërore të Nevruzit, tha se do të vazhdojnë të ndërtojnë së bashku një të ardhme më të prosperuar, më të drejtë dhe më të sigurt si për Turqinë, ashtu edhe për gjithë njerëzimin, me shpresën dhe entuziazmin që prodhon kjo festë.

Në mesazhin e publikuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan uroi Ditën e Nevruzit, siç thuhet, paralajmërues i pranverës dhe simbol i paqes dhe vëllazërisë.