Erdogan ‘dridhë’ kundërshtarët: “Pozicioni i Turqisë në Mesdhe mbetet i njëjtë!”

Erdogan ‘dridhë’ kundërshtarët: “Pozicioni i Turqisë në Mesdhe mbetet i njëjtë!”

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës në Ankara, Erdogani tha se Turqia ka një qëndrim vendimmarrës në Mesdheun Lindor dhe se qëndrimi i vendosur i saj mbetet i njëjtë.

Kreu i shtetit turk shtoi se asnjë kompromis nuk ka gjasa të bëhet për Turqinë në Mesdheun Lindor. Ndërsa në përgjigje të një pyetjeje mbi kontaktet diplomatike mes Ankarasë dhe Kajros, ai tha se populli egjiptian nuk e kundërshton Turqinë.