Erdogan i dërgon kërkesë Albin Kurtit: “Rishiko vendimin e ambasadës në Jerusalem!”

Erdogan i dërgon kërkesë Albin Kurtit: “Rishiko vendimin e ambasadës në Jerusalem!”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të rishikojë çështjen e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

“Pasi e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës u njoftua se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj që të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, thuhet në letrën e urimit, të cilën Erdogan i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me rastin e zgjedhjes së tij në këtë pozitë.