Erdogan jep paralajmërimin e fuqishëm: “Mesdheu është territori ynë!”

Erdogan jep paralajmërimin e fuqishëm: “Mesdheu është territori ynë!”

Populli i egjiptit nuk është kurrë kundër nesh. Mesdheu është territori ynë. Saudia ka kërkuar blerjen e droneve tanë. Është e padiskutueshme që ne të bëjmë lëshime në Mesdheun Lindor. Ne nuk mund të bëjmë kompromis. Më në fund, Ministria jonë e Punëve të Jashtme bëri deklarata shumë serioze për këtë çështje. Po ashtu ka deklarata të rëndësishme edhe nga Ministria jonë e Mbrojtjes.

Zhvillimet diplomatike me Egjiptin janë primare. Unë nuk mendoj se populli egjiptian duhet të jetë në konflikt me ne në këtë pikë. Populli i Egjiptit nuk na kundërshton. Kemi një zhvillim i ri, Arabia Saudite nga njëra anë po zhvillon një stërvitje të përbashkët me Greqinë, nga ana tjetër kërkon DRONET tanë.

Dora e kujt është dhe në xhepin e kujt është futur, akoma nuk është e qartë. Unë nuk mund t’ju jap mundësinë të nxehen ujërat e këtij rajoni pa Turqinë. Turqia në Mesdhe është vendimmarrëse. Shpresa ime është që ne do ta kalojmë këtë proces në një mënyrë të butë përpara se të agravohet” – deklaroi presidenti turk, Erdogan.