Erdogan: “Turqia nuk e ka luksin t’ua kthej shpinën as Lindjes e as Perëndimit!”

Erdogan: “Turqia nuk e ka luksin t’ua kthej shpinën as Lindjes e as Perëndimit!”

Presidenti i Turqisë, Erdoğan tha se vendin e tij në synimet e vitit 2023 dhe më pas në vizionin 2053 do ta çojnë me Aleancën Popullore, e përbërë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP). Ai tha se janë duke e ndërtuar Turqinë e madhe dhe të fuqishme që do të përfshijë shekullin 21 duke i shndërruar në një fillim të ri synimet e tyre për vitin 2023.

Presidenti Erdoğan theksoi se do të vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhënie me të gjitha vendet nga SHBA-ja deri në Rusi, nga Bashkimi Evropian deri në botën arabe në përputhje me interesat dhe pritjet e popullit turk. “Si një vend që gjendet në zemrën e Afrikës, Azisë dhe Evropës, nuk kemi luksin t’ia kthejmë shpinën as Lindjes e as Perëndimit”, deklaroi presidenti turk.