Gjermania mesazh për Turqinë: “Ne jemi në anën e Greqisë, nëse kërcënohet do të ketë përgjigje”

Gjermania mesazh për Turqinë: “Ne jemi në anën e Greqisë, nëse kërcënohet do të ketë përgjigje”

Zëvendës Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth i kërkoi Turqisë të ndalojë prov0kimin e Greqisë dhe Qipros, si dhe shpimet në Mesdheun Lindor. “Greqia duhet ta dijë se ne jemi në krah të saj kur Turqia këcrënon integritetin e Qipros gjithashtu”, tha zyrtari gjerman.

Në një intervistë me Die Zeit, Roth theksoi nevojën për të vazhduar procesin e dialogut Greko-Turk, duke iu referuar sanksi0neve të BE kundër Ankarasë. Ai tha se: “Nëse vendet anëtare të BE, të tilla si Greqia, sfidohen dhe këcrënohen për sigurinë e tyre, atëherë duhet një përgjigje e qartë”.