Grenell: “Me padurim pres të shkoj ta vizitoj Ambasadën e Kosovës në Jerusalem!”

Grenell: “Me padurim pres të shkoj ta vizitoj Ambasadën e Kosovës në Jerusalem!”

Ish emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Grennell me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se kjo është një gjë e madhe, historike dhe e bukur, transmeton Klan Kosova.

“Me padurim pres të shkoj ta vizitojë personalisht këtë vend”, ka shkruar Grennell.