Hapet fabrika në Serbi, Vuçiç: “E solli kancelarja Merkel, faleminderit!”

Hapet fabrika në Serbi, Vuçiç: “E solli kancelarja Merkel, faleminderit!”

Fabrika Continental Automotive Serbia, e cila do të punësojë më shumë se 500 persona, u hap sot në Novi Sad, në prani të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, me këtë rast, e falënderoi kancelaren gjermane Angela Merkel për gjithçka që ajo bëri për Serbinë, ndërsa theksoi se ajo ndihmoi në sjelljen e investitorëve.

Siç theksoi Vuçiq, Merkel “hapi rrugën për miqësi midis Gjermanisë dhe Serbisë”.