Historike, kodra që e ka Mitrovicën në pëllëmbë të dorës i jepet ushtrisë së Kosovës për bazë ushtarake

Historike, kodra që e ka Mitrovicën në pëllëmbë të dorës i jepet ushtrisë së Kosovës për bazë ushtarake

FSK-ja tani do ta ketë në dorë një prej kodrave më të larta në Rajonin e Veriut, ‘Kodrën e Cërrnushës’ që ka pamje mbi 4 komuna dhe dhjetëra fshatra. Me vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, kjo kodër do t’i jepet FSK-së.

Siç është mësuar, aty do të ndërtohet një kamp i madh ushtarak, ku pritet të vendosen edhe njësite të ushtrive amerikane dhe të shteteve të tjera që janë pjesë e NATO-s, shkruan reporteri.

Dhënien e kësaj toke e ka konfirmuar kryetari Agim Bahtiri, i cili proceduar këtë çështje në Kuvendin Komunal me arsyetimin se kjo çështje është në strategjinë e mbrojtjes së Kosovës.