Ilir Meta del me paralajmërimin e fortë për zgjedhjet e 25 prillit

Ilir Meta del me paralajmërimin e fortë për zgjedhjet e 25 prillit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka paralajmëruar nga Durrësi se çdokush që më 25 prill do të ndikojë tek vota e lirë s’ka për të pasur shpëtim. Në konferencën për shtyp, presidenti pati një mesazh edhe për mediat.

“I ftoj mediat gjithashtu të jenë mjaft transparente në këtë proces. Është në të mirën e tyre. Duhet të respektojnë qytetarët dhe duhet të japin kontribut për atë që do të vijë nesër. Të jenë të gjithë në rrethana lehtësuese në procesin e llogaridhënës që do të vijë nesër me hir apo me pahir për shkak të votës së qytetarëve”, tha Meta.