Ilir Meta i prerë: “Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën!”

Ilir Meta i prerë: “Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën!”

Presidenti Ilir Meta u shpreh i vendosur se mes tij dhe kryeministrit Rama nuk do të ketë kurrë marrëveshje. Meta tha për TPZ se si president i vendit është i detyruar që të bashkëpunojë, por vetëm për çështje të caktuara politike.

Meta tha: “E kam bërë të qartë që marrëveshje politike mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk ka për të pasur asnjëherë. Si President jam i detyruar të bashkëpunoj për çështje të caktuara, por për të tjerat nuk ua imponoj dot sepse nuk është në tagrin tim”.