Ilir Meta paralajmëron fuqishëm: “Nëse vidhet një votë do të pritet një dorë!”

Ilir Meta paralajmëron fuqishëm: “Nëse vidhet një votë do të pritet një dorë!”

Kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh se nëse Edi Rama do të fitojë mandatin e tretë pa prekur asnjë votë, ai do të largohet nga posti i Presidentit dhe do të kalojë në opozitë. “Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekur votën unë jap dorëheqjen dhe kaloj në opozitë” tha ai në News24.

Ilir Meta kishte një paralajmërim të fortë për cilido që do të prekë votën në zgjedhjet e 25 prillit, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. “Nëse në 25 prill do preket qoftë edhe një votë do t’i prit3t dora në mes të sheshit Skënderbej qoftë Monika Kryemadhit, qoftë Bashës, qoftë Ramës. Do t’ja pr3s unë dorën Kryemadhit dhe cdokujt aty nëse preket vota” tha Meta.