Investitorët në alarm, Erdogan shkakton tërmet në tregun ekonomik të Turqisë

Investitorët në alarm, Erdogan shkakton tërmet në tregun ekonomik të Turqisë

Ndryshimi i kreut të Bankës Qendrore të Turqisë ka shkaktuar një tërmet në ekonominë turke për shkak edhe të mesazheve që një veprim i tillë dha Brenda dhe jashtë vendit. Mediat lokale raportojnë se investitorët e huaj kanë rritur skepticizmin ndaj ekonomisë turke pas këtij veprimi.

Siç bën me dije “Cumhuriyet”, investitorët e huaj kanë filluar t’i vlerësojnë kreditë ndaj Turqisë me notën B- nga B+ që është aktualisht duke i paraprirë një rivlerësimi negative nga “Standard and Poors” gjatë periudhës në vijim.

Një vlerësim i tillë pritet të fusë edhe më tepër në vështirësi ekonominë turke pasi tashmë kreditë do të jenë edhe më të shtrenjta sepse ky vend vlerësohet me risk të lartë.