Isa Mustafa: “Do t’i kthehem shkencës!”

Isa Mustafa: “Do t’i kthehem shkencës!”

Isa Mustafën në të ardhmen do ta gjejmë kryesisht mes librash e punimeve shkencore, sepse e ka ndërmend t’u kthehet atyre “me intensitet te veçantë”, por neutral ndaj zhvillimeve s’e ka ndërmend të mbetet.

Kështu ka thënë ai, i pyetur për të ardhmen e tij, pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike te Kosovës.

“Besoj se LDK do të rikonsolidohet shpejt si parti prirëse në Kosovë. Unë do të vazhdoj tani me një intensitet të veçantë punën time shkencore”, tha Mustafa.