Ish-ambasadori i Kosovës, jep alarmin: “Do të ketë ftohje të raporteve Kosovë-Turqi!”

Ish-ambasadori i Kosovës, jep alarmin: “Do të ketë ftohje të raporteve Kosovë-Turqi!”

Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu ka folur për tensionet e krijuara me disa vende pas hapjes së ambasadës në Jerusalem. Spahiu thotë se Turqia me Izraelin i kanë raportet e ftohura në vitet e fundit pavarësisht se sipas tij në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim shumë të ngushtë.

Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi thotë se vendosja e ambasadës në Jerusalem nuk do të rrën0jë raportet me Turqinë. “Do të ketë një lloj ftohje të raporteve me Turqinë. Diplomacia ka për detyrë që të përpiqet të shpjegojë tërë atë që ka ndodhur me Izraelin”, ka deklaruar Spahiu në një videolidhje në TV Dukagjini, përcjell Albinfo.ch.