Ish-presidenti, Trump: “Pa mua, amerikanët do të mbeteshin pa vaksina!”

Ish-presidenti, Trump: “Pa mua, amerikanët do të mbeteshin pa vaksina!”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili i humbi zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit të kaluar, Donald Trump, u mburr të mërkurën për përpjekjet e administratës së tij për ta siguruar vaksinën kundër pandemise, duke pretenduar se pa të në pushtet, amerikanët do të mbeteshin pa vaksinë së paku për pesë vjet.

“Shpresoj që të gjithëve t’u kujtohet kur ta marrin vaksinën për Covid-19 se po të mos ishte presidenti, nuk do ta merrnit atë dozë të bukur për pesë vjet, në rastin më të mirë, dhe ndoshta nuk do ta merrnit fare. Shpresoj që t’u kujtohet të gjithëve”, shkroi Trumpi në një deklaratë.