Japonia kërkesë të fuqishme Kinës: “Ndalojeni testimet në prapanicë për koronavirus!”

Japonia kërkesë të fuqishme Kinës: “Ndalojeni testimet në prapanicë për koronavirus!”

Pas lajmit se rajone të caktuara të Kinës po kryejnë teste në prapanicë për koronavirus, qeveria e Tokios ka kërkuar që Pekini të ndal0jë përdorimin e kësaj metode tek banorët japonezë.

Për ata që nuk e dinë, procedura përfshin një shtupë që futet rreth tre deri në pesë centimetra në prapanicën e pacientit, para se të rrotullohet disa herë për të mbledhur kampionin. Procesi, i cili kryhet nga një punëtor mjekësor, supozohet të zgjasë rreth 10 sekonda.

Sipas Reuters, zëdhënësi Shefi i Sekretarit të Kabinetit Katsunobu Kato tha të hënën (1 mars) se qeveria nuk ka marrë ndonjë lajmërim nga kryeqyteti kinez që tregon se do të ndalojë përdorimin e këtij procesi për qytetarët japonezë.